Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Basha: Për Valdrin Pjetrin, Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë

Basha: Për Valdrin Pjetrin, Rama e provokoi Shkodrën me një 2

Ndërsa kryeministri Rama u shpreh një ditë më parë se, Partia Socialiste dhe Valdrin Pjetri i ndanë rrugët, deri sa të zbardhet e vërteta e dënimit të tij në Itali, ka reaguar edhe kryeopozitari, Lulzim Basha. Përmes një deklarate për mediet, Basha shprehet se, kryeministri e dinte shumë mirë kush ishte Valdrin Pjetri, që ai e kandidoi për kryetar bashkie në Shkoder më 30 qershor. Por sipas Bashës, i duhej për të garantuar trafikun e drogës dhe qenieve njerëzore ne rrugët që kalojnë përmes Shkodrës. Kreu i PD-së tha gjithashtu se, për Pjetrin, Rama gati sa nuk e çoi Shkodrën në një 2 prill të dytë.

“Sot befas kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denje per Shkodren. Propaganda e Ramës po përpiqet ta trajtojë si problem individual. I padenjë për Shkodrën e Shqipërinë eshtë Rama. Ai që po përpiqet tja hedhë Shkodrës e gjithë Shqirërisë është Rama.

Valdrinin e coi në Shkodër Rama, duke e ditur mirë se kush ishte ai dhe vëllai i tij me të cilët bashkarisht inaguruan hotelin e drogës në Tiranë, me qëllim të garantonte grafikun e drogës dhe qënieve njerëzore në rrugët që kalon përmes Shkodrës mbështetur përmes klaneve mafioze.

Për Valdrinin Rama ishte i gatshëm ta conte Shkodren në përplasje civile, Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.

E dinte mirë kush ishte Vladrini por i duhej në Shkodër sic jua tha mer zë e figurë pak javë më parë si kryetar bashkie e si kryetari politik. Kjo i dështoi dhe e tani po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.

Në të vërtetë Valdrin Pjetri do të ishte relativisht i parëndësishëm nëse e verteta do të ishte si thotë Rama dhe mercenarët e tij, por e vëretat ështeë ndryshe”.,- tha Basha./K.C/dritare.net