
Basha i përgjigjet Ramës: Fshihesh pas propagandës, por të gjithë e shohin të vërtetën
Dritare.net

Basha ka publikuar deklaratën e kancelares Merkel e cila thotë se Shqipëria nuk e ka bindur se ka bërë progres. Gjithashtu Basha ka cituar presidentin francez Emmanule Macon, kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe ministren e Çështjeve Europiane, Tytti Tuppurainen.
"Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.
Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/2701456759905488/?type=3&theater

















