Balla paraqet kërkesën për shkarkimin e Metës te Ligjet, ja procedura që do të ndiqet!

Socialistët nuk humbën kohë. Komisioni i Ligjeve ka nisur sot mbledhjen me diskutimin per kerkesen e futur ne rend dite, per shkarkimin e Presidentit Meta.

Kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla ka paraqitur kerkesen per shkarkimin e presidentit para deputeteve te KOmisionit te Ligjeve, duke e quajtur nul dekretin e Metes per anulimin e zgjedhjeve te 30 qershorit, duke numeruar gjith shkeljet ligjore qe sipas tij ka konsumuar kreu i shtetit.

“Presidenti ka marre atributet e Kuvendit dhe te sovranit”- ka thene Balla, duke kujtuar se me kete dekret “Meta ka zgjatur qendrimin ne detyre tej afatit te percaktuar te krereve te bashkive”.

Duke iu referuar argumentit te Metes per precedentet e meparshem, si ne vitin 2007, Balla ka thene se ai eshte krejt e kunderta e ketij rasti, pasi ne ate vit ishte arritur marreveshja mes paleve. Sipas Balles, ai ka cenuar edhe periodicitetin e zgjedhjeve.

Keshtu mekanizmi për shkarkimin e Presidentit Meta futet menjëherë në zbatim.

Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja njoftoi deputetët se pranë sekretarisë së komisionit ka mbërritur kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Sipas tij, vendimi ka ardhur konform Rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës së Shqipërisë dhe për rrjedhojë do të futet në punimet e Kuvendi. “Pika e parë e rendit të ditës është një njoftim lidhur me një kërkesë, që është depozituar në Komisionin e Ligjeve dhe që ka të bëjë me shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Bazuar në nenin 92, pika 2 e Kushtetutës dhe në nenin 112 të Rregullores, një grup prej 55 deputetësh, me shkresën numër 2502, datë 17.6.2019, kanë depozituar në Kuvend një kërkesë për Shkarkimin e Presidentit të Republikës. Kërkesa është protokolluar në Kuvend me numër siç e thashë pak më parë, 2502/1 protokolli dhe i është njoftuar seancës Plenare dhe konform Rregullores së Kuvendit, neni 112, është njoftuar edhe Komisioni i Ligjeve.

Në zbatim të rregullores, po dje, si Kryetar i Komisionit të Ligjeve, ua kam vënë në dispozicion të gjithë kolegëve të Komisionit të Ligjeve kërkesën e arsyetuar të 55 deputetëve dhe nga ky moment, në zbatim të nenit 112 të rregullores, Komisioni i Ligjeve e ka futur në procedurë shqyrtimi kërkesën e 55 kolegëve deputetë”, theksoi Ulsi Manja në hapje të seancës.

LEXO DHE :  Ambasada amerikane: Ja si reforma në drejtësi do të sigurojë çdokënd të jetë i barabartë para ligjit

Pas këtij njoftimi, komisioni vijoi punën me diskutimin e pikave të tjera të rendit të ditës dhe u mendua se çështja e shkarkimit të Presidentit do të vijonte javës tjetër, duke qenë se kërkesa ishte protokolluar 24 orë përpara.

PROCEDURA

Shkarkimi i Presidentit në Parlament nuk është një akt i shpejtë, që mund të kryhet me procedurë të përshpejtuar. Rregullorja e Kuvendit, në nenin 112 të saj, detajon një procedurë të gjatë, që duhet ndjekur hap pas hapi. Gjithçka nis me paraqitjen e kërkesës me shkrim të 1/4 së deputetëve, drejtuar Kryetarit të Kuvendit, bashkë me motivimin e shkeljeve të pretenduara të Presidentit.

Me të marrë propozimin, Kryeparlamentari njofton Kuvendin dhe vetë Presidentin. Kërkesa i paraqitet Komisionit të Ligjeve, i cili brenda 15 ditëve duhet t’i paraqesë Kuvendit raportin bashkë me mendimin nëse duhet ngritur një komision hetimor apo jo. Brenda 7 ditësh pas paraqitjes së kërkesës nga Komisioni i Ligjeve, Kuvendi duhet të zhvillojë seancë me debat mbi këtë raport.

Nëse ai pranohet, brenda dy ditësh duhet të ngrihet një komision hetimor në lidhje çështjet, për të cilat akuzohet Presidenti. Në përfundim të hetimit, për të cilin Rregullorja nuk parashikon një afat maksimal kohëzgjatjeje, komisioni hetimor duhet t’i paraqesë Kuvendit në mënyrë të arsyetuar nëse ekzistojnë shkaqet për shkarkimin e Presidentit të Republikës. Më pas, Kuvendi shqyrton raportin e komisionit hetimor në një seancë të veçantë brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij.

Presidenti ka të drejtën të dëgjohet gjatë të gjitha këtyre hapave, edhe në seancë plenare. Për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Kuvendi vendos me jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, pra, 94 vota, dhe me votim të fshehtë. Vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit i dërgohet më pas Gjykatës Kushtetuese, e cila duhet të shprehet nëse Presidenti ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës apo jo. Por në mungesë të kësaj të fundit, kjo procedurë do të kërkojë edhe më shumë kohë./panorama.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.