Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokati: Sa vite burg rrezikon Adi Hila!

Avokati: Sa vite burg rrezikon Adi Hila!

Avokati Alban Duraj ka analizuar nga ana ligjore skandalin e videove intime që kanë qarkulluar javën e kaluar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa emra të njohur të artit shqiptar. I ftuar në emisionin "Intervista e ditës" në Dritare TV, ai shpjegoi se ku mbaron privatësia dhe ku nis përgjegjësia penale.

Sipas Durajt, fakti që të rritur kanë marrëdhënie intime me njëri-tjetrin nuk përbën asnjë shkelje. "Përgjegjësia fillon nga momenti i regjistrimit", tha ai. Nëse palët kanë qenë dakord për filmimin dhe publikimin, sipas avokatit nuk ka vepër penale.

Situata ndryshon nëse personat nuk e kanë ditur që po filmoheshin. "Këtu kemi konsumimin e veprës penale të regjistrimit në mënyrë të paligjshme dhe kjo është një vepër penale që dënohet deri në tre vite burg", shpjegoi Duraj. Sipas tij, publikimi i materialit e rëndon dënimin me një të tretën, duke e çuar deri në pesë vite burg.

Avokati shtoi se nëse filmimi është përdorur për shantazh, dënimi shkon nga tre deri në shtatë vite burg. Megjithatë, ai theksoi se nga informacioni që disponohet deri tani nuk rezulton të ketë pasur shantazh.

Duraj u shpreh se nuk beson që kompozitori Adrian Hila i ka bërë regjistrimet me vetëdije. "Unë besoj që kompozitori thjesht e ka pasur për çështje sigurie", tha ai, duke shtuar se kamerat e lidhura me internet mund të hakerohen lehtësisht. Sipas avokatit, personat e përfshirë në video nuk e kanë akuzuar Hilën në deklaratat e dhëna në polici, por kërkojnë të zbulohet se kush i ka publikuar materialet./dritare.net