Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Avokati i zhdukur në traget, gjenden vetëm sendet personale

Avokati i zhdukur në traget, gjenden vetëm sendet personale

Çanta e avokatit Besnik Muço, 52 vjeç, me sendet personale, një kartë qëndrimi italiane dhe xhupi janë sekuestruar si prova materiale nga policia e Durrësit, në tragetin Adria. Burime konfidenciale nga policia dhe Prokuroria e Durrësit kanë bërë me dije për “BalkanWeb” se punonjësit e tragetit kanë vanë re në sallën e madhe të pritjes, sendet personale të një personi i cili i kishte lënë ato aty dhe nuk i kishte marrë. Nga këqyrja e sendeve personale ka rezultuar se ato i përkisnin shtetasit shqiptar me nënshtetësi italiane Besnik Muco.

Të njëjtat burime kanë saktësuar se pas denoncimit të vëllait të personit të zhdukur Viktor Mucos, nisën hetimet nga Policia e Durrësit, dhe pritet të sekuestrohen pamjet filmike të portit të Durrësit, nga të cilët pritet që të vërehet fakti se me kë ka hipur në traget, mbrëmjen e 2 nëntorit  avokati i zhdukur pa gjurmë. Analizmi i pamjeve filmike të portit të Durrësit, të pamjeve filmike të brendshme të tragetit por edhe të pamjeve të portit të Barit, pritet të hedhin dritë mbi zhdukjen e avokatit./D.M-Dtitare.net