
Arsyet pse të gjithë e duan Pragën, edhe vipat shqiptarë!
Dritare.net

Është kthyer në destinacionin e preferuar, në këtë fillimdimri.
Praga, bukuroshja e Republikës Çeke është rivalja më e madhe e Parisit, por me një ambient më pak mesjetaro-gotik.
Disa thonë se, kryeqyteti i Çekisë ka një histori të bukur, aq sa edhe njerëzit. Dhe birra e saj dihet se është ndër më të mirat në botë. Ky qytet është jashtëzakonisht unik dhe lajmi i mirë është se akoma është një nga qytetet më të lira për t'u vizituar në Evropë, duke lejuar udhëtarët të provojnë pothuajse gjithçka që dëshirojnë.
Është e lirë, e bukur, por jo vetëm kaq. Ka edhe arsye të tjera pse të gjithë e duan Pragën.
Praga ka një arkitekturë të mahnitshme. Është shtëpia e kompleksit më të madh të kështjellave në botë, duke mbuluar mbi 753,000 metra katrorë, shkruan dritare.net
Përveç pallatit të vjetër mbretëror, në këtë qytet mahnitës ka kështjella, muze të shumta, dy kisha, katedralja e stilit të famshëm gotik, Katedralja e Shën Vitusit dhe kullat e shumta mbrojtëse.
Sheshi i bukur që sa vjen tërheq edhe më shumë turistë.
Një tjetër arsye pse Praga është kaq tërheqëse lidhet me aventurat e shijshme. Çekia ka një dietë plot mish dhe karbohidrate. Do ta kesh të vështirë nëse shkon në Çeki, kalon pranë një restoranti dhe nuk hyn të provosh çfarë shije magjike ka mishi i viçit i gatuar nga ata, apo i derrit.
Pas mishit, ju duhet pak ëmbëlsirë. Bëni mirë të shkoni të hani pak karamele, që prodhohen direkt, në sytë tuaj.
Praga është si Korça, nëse shkon dhe nuk pi birrë, kot që ke vajtur. Nuk mund ta lësh pa provuar birrën më të mirë në botë.
Pasi keni shijuar arkitekturën, kështjellat përrallore, pallatin mbretëror, muzetë, ushqimin e mirë, karamelet e bëra në sytë tuaj, muzika është qershia mbi tortë.
Skena e muzikës është ndër më të bukurat në Pragë, ashtu si historia e saj.
Gjatë viteve '80, në mes të zhurmës së komunizmit, një grup studentësh u mblodhën për të protestuar. Studentët donin të përhapnin paqen dhe pozitivitetin dhe për ta bërë këtë krijuan atë që tani është Muri i John Lennon në Pragë. Një afreske origjinale e vetë Lennon-it, që nga koha kur është marrë me tekstin e këngës së Beatles, citon Lennon dhe mesazhe të tjera që përhapin dashuri dhe pozitivitet.
Çdo ditë do të dëgjoni muzikën xhaz që hyn në dritaret tuaja, apo njerëzit që u bien instrumenteve në çdo cep rruge, do të shihni artistë të rinj që shpërndajnë fletushka për shfaqjet muzikore. Shëtitja nëpër rrugë, në mënyrë të pashmangshme bëhet më e këndshme kur ke një tingull zanor, apo kur të shoqërojnë tingujt e një violine apo muzikës që shpërthen nga sallat e kishave.
Me gjithë këto sa shkrova më lart, më duket sikur po përshkruaj një pjesë të Korçës. Me birra, serenatë jo xhaz dhe rrugët me kalldrëm shtruar./K.C/dritare.net

















