Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Arrestohen tre persona në Durrës, pjesë e një bande kriminale

Arrestohen tre persona në Durrës, pjesë e një bande
Deklaratat e ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, një ditë më parë, për klanet e drogës në vend ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit.

Raportohet se mbrëmjen e sotme atje janë arrestuar tre persona, që dyshohet të jenë pjesë e një bande kriminale.

Mes të arrestuarve rezulton të jetë edhe Marjel Fierza, person me precedent të theksuar penal. 30-vjeçari u ka shpëtuar dy atentateve në vitin 2010 dhe 2012.

Gjatë momentit të arrestimit, personave u janë gjetur dhe dy pistoleta.

Njoftimi i policisë

"Durrës.

Zbatim i Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017”.

Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;

• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;

• automjeti tip Porche dhe

• 6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin."/ I.M-Dritare.net