Na ndiqni edhe në

Arkiv

Arrestimet për tërmetin/ Lirohen 12 persona, 7 mbeten në burg!

Arrestimet për tërmetin/ Lirohen 12 persona, 7 mbeten në burg!
Gjykata e Tiranës ka bërë me dije sot masat e sigurisë për 30 të arrestuarit e dosjes “Tërmeti”. 30 ish-zyrtarë, inxhinierë, ndërtues u arrestuan pak ditë më parë për shkak të dëmtimit të dhjetëra objekteve nga tërmeti. Mësohet se, 7 nga të arrestuarit janë lënë në burg, 12 arrest shtëpie dhe për 11 të tjerë detyrim paraqitje. Ndërkohë për të gjitha gratë e arrestuara janë vendosur masa të lehta.

Masat:

Anila Harxhi, detyrim paraqitje;

Reis Muça, detyrim paraqitje; (Për të dy arrestimi u konsiderua i paligjshëm)

Merita Kushe, detyrim paraqitje;

Hekri Disha, detyrim paraqitje;

Bukurije Halili, detyrim paraqitje;

Adhurim Qehajaj, detyrim paraqitje;

Zhaneta Tagani, detyrim paraqitje;

Shpëtim Kërçiku, detyrim paraqitje;

Faik Fejza, arrest në shtëpi;

Ndoc Pepkola, arrest në shtëpi;

Mehmet Felai, arrest në shtëpi;

Jan Ikonomi, detyrim paraqitje;

Agim Eski, arrest në shtëpi;

Pëllumb Korfuzi arrest në shtëpi;

Ermir Cina, detyrim paraqitje;

Qirjako Gjergo, arrest në shtëpi;

Asqeri Xhanari, arrest në shtëpi;

Vjollca Hoxholli, arrest në shtëpi;

Ali Dyrmyshi, arrest në shtëpi;

Shefqet Doda, arrest në shtëpi;

Gerti Calliku, arrest në shtëpi;

Luan Beta, arrest në shtëpi;

Hodo Gjoni, arrest në burg;

Fejzi Dyrmyshi, arrest me burg;

Besnik Fuçia, arrest me burg;

Naim Shehi, arrest me burg;

Gëzim Shkalla, arrest në burg;

Fatbardh Plaku, arrest në burg;

Artur Skela, arrest në burg.