Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ariana Grande përlotet gjatë fjalimit: Viti më i keq i jetës sime

Ariana Grande përlotet gjatë fjalimit: Viti më i keq i jetës
Ariana Grande u nderua me çmimin "Gruaja e Vitit" në një aktivitet të ‘Billboard Women In Music 2018’. Dhe këngëtarja ishte veshur me një fustan të mahnitshëm. Por Ariana gjithashtu mbajti një fjalim emocionues, i cili e përloti atë. Për Arianën ky vit ka qenë sfidues dhe ajo është prekur teksa tregonte sfidat në jetën e saj.

"Kjo është me të vërtetë speciale. Dua të them se e shoh interesante, pasi ka qenë një nga vitet më të mira të karrierës sime, por më i keqi i jetës sime. Nuk po e them këtë për simpati. Po e them sepse, e ndiej që shumë njerëz do ta shihnin dikë në pozicionin tim, mendoj “gruaja e vitit”, një artise mund të ishte në vendin e saj dhe mendojnë “ Ajo i mori të gjitha”. Po i mora, por përsa i takon jetës sime, unë nuk e kam  idenë se çfarë dreqin po bej. Kështu që po, ka qenë një vit i keq. Dhe unë dua të them se, nëse ti je dikush,  atje jashtë që nuk e di se si do të shkojë ky kapitull i ri (vit), atëherë nuk je vetëm.”,- tha Ariana./K.C/dritare.net