

Lajmin e ka dhënë vetë Anjeza, përmes një postimi në Instagram.
“Bashkë prapë te Maratona e Këngës 2019, nisim këtë të shtunë”,- ka shkruar moderatorja në foton, ku shihet se tashmë kanë nisur përgatitjet për Maratonën.
Moderatorja e ka drejtuar Maratonën e Këngës vite më parë, por siç duket i ka munguar stafi dhe është rikthyer sërish.
Pas shkëputjes nga TV Klan, Anjeza drejtoi emisionin e mëngjesit "Në shtëpinë tonë", në Top Channel.
Ndërsa këtë vit, u shfaq në ERTV, me një rubrikë që përfshinte çështjet sociale dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të thjeshtë./K.C/dritare.net

















