Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Andi Bushati-Gjatës: Lëpitë atë që nuk thuhet

Andi Bushati-Gjatës: Lëpitë atë që nuk thuhet
Analisti Andi Bushati dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike Çlirim Gjata, janë përplasur me njëri-tjetrin në emisionin “Open” në lidhje me marrëveshjen PS-PD-LSI, për reformën zgjedhore.Gjata tha se kjo marrëveshje u bë për shkak se e kërkoi Bundestagu për negociatat.

‘Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje”, tha Gjata.

‘Po lëpini atë që nuk thuhet, se s’dua të prish fjalori’- ndërhyri Bushati.

‘Të lutem, t’i lëmë metaforat. Unë nuk  ndërhyra kur folët ju’- iu kundërpërgjigj Gjata./ I.M-Dritare.net