Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ambasadorja Kim takon Metën, Ramën dhe Bashën, ja çfarë diskutuan!

Ambasadorja Kim takon Metën, Ramën dhe Bashën, ja
Ambasadorja e SHBA-së, në vendin tonë, Yuri Kim ka takuar sot kryeministrin Edi Rama, presidentin e vendit, Ilir Meta dhe kryeopozitarin, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja jep detaje nga takimi me zyrtarët e lartë të shtetit. Kim flet për Konferencën e Donatorëve që u mbajt të hënën dhe u mblodhën 1.15 miliardë euro për të ndihmuar të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Ambasadorja thotë se në takim folën për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë procesit të rindërtimit.

“Sot u takova me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara. Për sa i përket specifikisht, konferencës së donatorëve në Bruksel, ne besojmë se ajo pasqyron solidaritetin, mbështetjen dhe dëshirën e komunitetit ndërkombëtar për ta ndihmuar popullin shqiptar në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit. Diskutuam gjithashtu edhe për pritshmëritë për transparencë dhe llogaridhënie përgjatë gjithë këtij procesi. Përveç konferencës së donatorëve, diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar.”,- shprehet ambasadorja, Yuri Kim./K.C/dritare.net