Ambasada SHBA sqaron qëndrimin e saj për rrjetin 5G në Shqipëri: Disa gjëra nuk janë në shitje!
Dritare.net
Ambasada Amerikanë, përmes një postimi në Facebok, ka reaguar duke thënë se, Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G.
Duke cituar të dërguarën me punë Leyla Moses-Ones, sqarojnë se disa gjëra ë Shqipëri thjesht nuk janë për shitje.
"Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”. Lexoni fjalën e saj të plotë këtu: https://bit.ly/2NPPë58 #GazetariCilesore", shkruan Ambasada./E.B-dritare.net
https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156795844305838/?type=3&theater