
Ambasada e SHBA shtron iftar, Leyla Moses-Ones: Të promovojmë parimet demokratike
Dritare.net

Gjatë fjalës së saj e ngarkuara e SHBA, Leyla Moses-Ones, ka dhënë mesazhe për të ruajtur tolerancën dhe harmoninë ndërfetare, ndërkohë ka folur edhe për politikën, duke theksuar se duhet të ushqehet dialogu si dhe të promovohen parimet e demokracisë.
Postimi i plotë i Ambasadës
“Kjo është ajo që admiroj thellësisht nga Shqipëria – pluralizmi i feve, harmonia ndërfetare, respektimi i besimeve të njëri-tjetrit, nderimi i praktikave tona të ndryshme, të bashkuara nën drejtimin e lirisë. Kështu që sonte, bashkohemi në një frymë dhembshurie dhe respekti reciprok, i cili është thelbi dhe fryma e diplomacisë dhe komunitetit besimtar. Ky është mandati ynë i përbashkët – të ushqejmë lidhjet e besimit, të dialogut, të promovojmë parimet demokratike, të ndërtojmë paqen dhe begatinë. Kjo është ajo që na sjell bashkë këtë mbrëmje për të thyer bukën dhe për të ndërtuar ura si motra dhe vëllezër në besim dhe në liri”, tha e Ngarkuara me Punë a.i. Leyla Moses-Ones gjatë darkës së Iftarit që ajo shtroi për udhëheqësit e komunitetit musliman në Shqipëri, si dhe mësues e nxënës."/e.k-Dritare.net

















