Amarda Toska fjalë zemre për Fadil Berishën: Njeri i përveçëm, krenare për ty mjeshtër!

Fadil Berisha është fotografi shqiptar, më i famshëm në botë. Berisha ka bërë një punë të mrekullueshme me revistat më në zë në botë, Elle, Vogue, Glamour, Seventeen, People Magazine, Harpers Bazaar, Esquire, Vanity Fair, GQ etj.

Gjithashtu ai ka fotografuar shumë personalitete si, Halle Berry, Tyra Banks, Presidentin Bill Klinton, Snoop Dog, Sugar Shane ,Hostly, Jenifer Beds,  Beverly Johnson, Robert Evans, Jamie Lynn Sigler.

Puna e fotografit njihet në të gjithë botën dhe përgëzohet nga mijëra njerëz.

Ndërkohë, një dedikim special për Fadil Berishën ka bërë edhe Amarda Toska, pasi e ka takuar fotografin  te Ambasada e Shqipërisë, në Nju Jork.

LEXO DHE :  Fundjava e vipave në foto!

Amarda shkruan se, Berisha është njeri i përveçëm me një zemër të madhe për të gjithë artistët shqiptarë të mëdhenj e të vegjël!

“Fotot e para me mjeshtrin i kam në vitin 2008 këtu në New York. Përsëri vij këtu dhe gjej të njëjtën ngrohtësi, energji e njerëz të talentuar që punojnë me pasion. Sepse Fadili është njeri i përveçëm me një zemër të madhe për të gjithë artistet shqiptarë të mëdhenj e të vegjël! Krenar për ty mjeshtër!”,- shkruan Amarda./K.C/dritare.net

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.