Albin Kurti: Ja pse u ftohën marrëdheniet me Ramën!

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurit, i ftuar në Opinion, foli rreth bashkimit të Shqipërisë me Kosovën dhe raportin e tij me kryeministrin Edi Rama.

“Ky bashkim të cilin e kemi dëshiruar ka qenë i mundur të bëhej përnjëherë i shqiptarëve atëherë kur u shkatërrua Jugosllavia në 1991-92, po të ishte një konstalacion tjetër në mënyrë metaforike i tri personaliteteve, Sali Berisha, Ibrahim Rugova dhe Ramiz Alia. Nëse do të mund të bëhej bashkimi i shqiptarëve shansi historik ka qenë 1990, 91. 92. Shkatërrimi i Jugosllavisë u bë me luftë. Po të ishin Shqipëria dhe Kosova bashkë, në koordinim me mërgatën dhe Bosnjës dhe Kroacinë, ai ka qenë shansi historik i një shteti shqiptar. Sot e kemi shtetin e Kosovës. Duhet të bëjmë hapa të integrimit drejt bashkimit. Kemi përfitues të kësaj gjendje në të dyja anët e kufirit, njerëz që i duan trojet shqiptare si principata të tyre”, tha Kurti.

LEXO DHE :  Nuk kanë fund citimet/ Rama poston qëndrimin e DASH për negociatat

Për Ramën, Kurti tha se raportet nuk i kanë të mira, dhe asryeja se u ftohën ishte afrimiteti i tij me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

 “Raportet e mia me Ramën nuk mund te them qe i kemi shume te mira por duhet ti përmirësojmë. Raportet me te i prisha për shkak te afrimitetit të tij me Thaçin ne kohen kur zhvillohej protesta me e madhe kundër presidentit te Kosovës. Për mua mbetet enigmatike si ai nuk mund te shkëputet dot nga idetë e Thaçit. Me presidentin e Shqipërisë i kam raportet shumë të mira por kemi kohë që nuk jemi takuar”, tha më tej ai./E.B-dritare.net

1 Koment

  1. Realitet i turpshem kur degjon qe nje person qe do behet kryeminister ka keto mendesi, disa njerez dallohen nga koka njelloj dhe ky Kurti si Ramush idjoti….
    Iku nje gomar dhe etdhi nje krric qe sulmonte me bomba molotov njelloj si kriminelat e Saliut.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.