Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti flet për aksidentin: Lëndova bërrylin, por nuk ka problem se nuk jam njeri i bërrylave

Albin Kurti flet për aksidentin: Lëndova bërrylin, por nuk ka
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti të dielën ka vizituar Tiranën, për të festuar fitoren e VV në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kurti, ka folur për herë të parë në “Syri tv” në lidhje me aksidentin në të cilin u përfshi makina e tij.

Kurti, ka thënë se ai është lënduar pak tek bërryli, pork a shtuar edhe nota politike, duke thënë se meqënëse nuk është njeri i bërrylave, nuk është problem.

“Ishim duke udhëtuar për në Tiranë për të festuar fitoren. Para nesh kishim një makinë policie, e cila goditi një makinë tjetër. Ne goditën makinën e policisë dhe makina pas nesh na goditi. Gjithsesi nuk pësuam lëndime. Unë kam dëmtuar vetëm pak bërrylin, por duke qenë se unë nuk jam njeri i bërrylave kjo nuk është problem”, – është shprehur Kurti./ I.M-Dritare.net