Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Albin Kurti bën aksident në Tiranë

Foto/ Albin Kurti bën aksident në Tiranë
Eskorta e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti është përplasur me një makinë të policisë në Rrugën e Rinasit.

Ndërkohë, Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka shkruan në Facebook se asnjë nga personat që ndodheshin në makinë nuk është lënduar.

"Sonte makina e Kryetarit të Lëvizjes Albin Kurti u aksidentua në një ndeshje zinxhirore të lehtë në Shqipëri kur po shkonte për te festa e fitores në Tiranë. Gjithçka është në rregull dhe asnjë njeri nuk është i lënduar. Aktivitetet vazhduan sipas agjendës dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim.",- shkruan Manxhuka.

Ju kujtojmë se, kryetari i Vetëvendosjes, Kurti ndodhet në Tiranë, ku po feston fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit./K.C/dritare.net