
Alban Skënderaj bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar!
E Enjte 3 Maj 2018, 14:02
Dritare.net

Muzika është thelbësore gjatë pushimeve, për këtë arsye edhe këngëtarët në përgjithësi bëjnë këngë të bukura gjatë stinës së verës pasi dhe koncertet më të shumta bëhen në atë kohë.
Alban Skënderaj si një ndër këngëtarët më të mirë në Shqipëri, ka filluar sezonin e tij me bashkëpunime të bukura. E fundit është kënga e tij me titullin “Imagjino”, një bashkëpunim ky me Dj Sardin.
Por, Albani nuk di të ndalet. Ai ka njoftuar fansat e tij në Instagram se kënga e radhës do të jetë një bashkëpunim me një nga reperat më të pëlqyer në Shqipëri, Mc Kresha.
Padiskutim kënga do të jetë hiti i kësaj vere, si çdo këngë tjetër e Albanit dhe Mc Kreshës./D.M-Dritare.net

















