Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Akuza për korrupsion, arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto

Akuza për korrupsion, arrestohet ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto
Arrestohet ish­-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, pasi akuzohet për korrupsion, konkretisht për marrje ryshfeti në këmbim të tolerimeve në ambientet e burgut.

Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-­zëvendësi i tij Iljaz Labi.

“Me kerkese te Prokurorise per Krime te Renda, gjykata ka vendosur masen e sigurise “arrest me burg” per ish­drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve, Artur Zoto, i dyshuar per “korrupsion pasiv”, ne kuader te hetimit te nisur pak kohe me pare, ku u arrestua edhe ish­zevendesi i tij, Iljaz Labi. Urdheri i arrestit eshte zbatuar nga Policia e Shtetit pasditen e sotme”, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër­arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.