Na ndiqni edhe në

Aktualitet

A e ka falur Gazment Bardhin? Flet Flamur Noka!

A e ka falur Gazment Bardhin? Flet Flamur Noka!

Përveç betejes me Lulzim Bashën, një nga përplasjet më të forta të Flamur Nokës ka qenë ajo me Gazment Bardhin, i cili ka hedhur akuza të forta lidhur me pasurinë e Nokës.

Për herë të parë pas përplasjes, Flamur Noka, i ftuar në DritareTv në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, shprehet se:

“Marrëdhëniet me Gazment Bardhin i kam të shkëlqyera dhe për këtë nuk duhet të keni dyshime. Partia Demokratike është një parti vlerash dhe është e vetmja forcë që njeh diversitetin.

Por më rëndësi është që sot ne jemi të gjithë aty në vijën e parë të frontit për të mirën e partisë dhe për të mundur regjimin.

Unë ia kam falur të gjitha akuzat, të gjitha gjërat i hedh pas krahëve sepse e konsideroj debat të me njeri-tjetrin. Ndoshta mund të jesh përballë njeriut tënd, por ke edhe armikun përballë dhe duhet të vazhdosh përpara.”-u shpreh Noka/E.P-dritare.net