Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Çështja e detit në Hagë/ Rama: Humbëm shumë nga vrulli i parë

Çështja e detit në Hagë/ Rama: Humbëm shumë nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë për emisionin ‘Pamja e Madhe’ në televizionin grek MEGA. Duke folur për marrëdhëniet me Greqinë, Rama tha se Shqipëria është shumë e gatshme për të zgjidhur çështjen e detit por se kjo kërkon që të dyja palët të ulen e punojnë e të mos shpërqëndrohen nga gjërat që ndodhin, duke iu referuar ftohjes me Athinën pas arrestimit të Fredi Belerit.

Pjesë nga Intervista

Prej 4 vitesh e gjysmë, u ra dakord që çështja e detit të shkojë në Hagë, por kompromisi ende nuk është hartuar, pse kaq shumë vonesë?

Sepse hyri diçka tjetër në mes. Siç e dini mirë, ne jemi shumë të ngjashëm. Ne kemi një thënie: Të djegësh jorganin për një plesht

A keni afat që procesi të përmbyllet?

Mendoj se kemi humbur shumë nga vrulli i atij momenti. E nisëm shumë mirë kur Kyriaskos erdhi në qeveri. Ishte moment i mirë në kohë. Kishim pikëpamje shumë të përbashkët për thellësinë e rëndësinë e marrëdhënies tonë. Donim që të ecnim para me disa cështje të mbetura pezull. Për ne është e rëndësishme t’i jepet fund ligjit absurd të luftës. Ligjërisht jemi në luftë.

Po është shfuqizuar?
Jo nuk është shfuqizuar dhe duhet të shfuqizohet. Ajo çfarë ka ndodhur është se kemi nënshkruar një traktat miqësie por ligji është në fuqi. Kështu sipas traktatit jemi miq shumë të ngushtë por armiq sipas ligjit të luftës. Kjo është njëfarësoj marrëdhënia skizofrenike që kemi si fqinj.

A po i kombinoni të dyja çështjet?

Ajo çfarë kemi diskutuar dhe kam thënë përherë dhe cfarë ka thënë përherë kryeministri juaj është se na duhet të pastrojmë të shkuarën. Për ne është e rëndësishme demilitimi i zonës detare. Është një cështje që duhet të zgjidhim.

A ka afat për kompromisin për ta çuar në Hagë?

Kërkon që të dyja palët të ulen e punojnë e të mos shpërqëndrohen nga gjërat që ndodhin dhe të na mbajnë peng për një kohë të gjatë, por Shqipëria nuk ka ndryshuar qëndrim.

Nuk ka diçka që e keni rimenduar?

Jo nuk e kemi rimenduar. Unë drejtoj një qeveri që në programin e vet qysh kur ishte në opozitë e ka sh[pre e ka shprehur qartë që një nga shtyllat është trekëndëshi I partneritetit strategjik me Italinë Greqinë e Turqinë. Greqia është partner strategjik e duam të jemi shumë pranë e të bëjmë shumë më tepër.

Ka që thonë se Shqipëria po e vonon procesin e kompromisit dhe e çuarjes në gjykatën e Hagës se nuk e do Turqia?

Po qesh se dhe këtu jemi të ngjashëm. Gjatë zhvillimit të çështjes që na bllokoi kam parë teori të çmendura konspiracioni në median greke. Këtu pastaj jam mësuar se dhe këtu jemi shumë krijues.Interesante është se teoritë konspirative nuk bazohen në prova.

Ishte kundërshtari juaj politik që thoshte se Turqia ju ka bërë që të ktheheni kundër marrëveshjes?

E kuptoj por këto nuk janë prova, është teoria e konspiracionit kundër meje. Nuk ka aspak lidhje. Kurrë ndonjëherë në këtë marrëdhënie të gjatë presidenti Erdoan nuk më ka përmendur një gjë të tillë. E përsëris idenë time. Interesi im dhe i Shqipërisë është që të ketë çdo gjë në rregull me Greqinë. Ne mund të bëjmë shumë së bashku. Është për të ardhur keq që ndalojmë të bëjmë aq sa mundemi

Nuk ka afat specifik

Jo është diçka që kërkon që të dyja palët të kenë të njëjtën afat kohor e të punojnë me të njëjtën kohë./K.C/dritare.net