Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aktori I “Zonja Fazilet dhe të bijat” deklaratë  ish-bashkëshortes!

Aktori I “Zonja Fazilet dhe të bijat” deklaratë
Aktori I njohur nga seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat” me rolin e tij si Gokhan është ndarë nga bashkëshortja e tij në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Edhe pse ai është ndarë ka postuar një foto me ish bashkëshorten e tij dhe me aktorin e njohur si Yagiz, Çagral Ertugrul. Çifti I njohur edhe pse janë ndarë kanë deklaruar se do të mbeten miq. Dritare.net informon se aktori I njohur ka postuar një foto dhe ku e ka shoqëruar me fjalët:”Të marrtë e mira, sa gjë e mrekullueshme të të duash ty. Ti je dashuria ime, vajza ime, shoqja ime e jetës, nëna ime e vogël. Para se të dashuroja ty unë nuk paskam ditur të jetoj. Në qoftë se ky qytet është I bukur është falë teje. Nëse kjo mollë është e ëmbël është falë teje. Në qoftë se ky njeri është I zgjuar është falë teje”. Kjo ka sjellë edhe reagimet e ndjekësve të cilët janë shprehur  se kur   e do kaq shumë pse janë ndarë./M.S-Dritare.net