

Makina që po udhëtonte në aksin rrugor mes Bulqizës së re dhe Bulqizës së vjetër ka aksidentuar U.H, K.J, dhe E. B nga 11 vjeç (të treja vajza) si dhe shtetasin Sh. S, 31 vjeç.
Sipas policisë, Aurel H, 19 vjeç, duke drejtuar automjetin me targë AA 690 HY, sipas dëshmisë së tij, dyshohet se për të shmangur një fëmijë që i ka prerë rrugën, ka devijuar mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Të aksidentuarit janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës./ dritare.net

















