Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident i rëndë në Borsh, vdes 17-vjeçarja

Aksident i rëndë në Borsh, vdes 17-vjeçarja
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e  premte në afërsi të Borshit në Sarandë, në vendin e quajtur mbi Shkallë.

Mësohet se një makinë me shofer shtetasin R.Dh, 19 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.

Nga ky aksident tragjik ka humbur jetën 17-vjeçarja, A.D e cila ishte pasagjere.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në humbjen e kontrollit të mjetit nga 19-vjeçari./ I.M-Dritare.net