Agustin, zemër, më këpute shpirtin, kur të pashë në Top Channel

Nga Luna Ruvina

I dashur Agustin,

Nuk e di edhe sa do vazhdoj të qaj e sa herë të tjera do të më mbushen sytë me lot kur të kujtoj fjalinë mbyllëse të dokumentarit me personazh ty. “Kam dëshirë të ndihem i barabartë me të tjerët”, – të dëgjova të thuash.

Për fat të keq, as mua dhe as shumë njerëzve të tjerëqë mund të ecin me këmbët e veta nuk u bën përshtypje shumë mungesa e rampave nëpër rrugë, shkolla, spitale, autobusë derisa dëgjoj dikë qëështë i detyruar të përdorë një karrige me rrota. Nuk e di as se sa (shumë!!!) do t’u kushtonte atyre që bëjnë rrugë, shkolla, spitale e autobusë që t’i mendojnë e t’i përfshijnë rampat në projektet e tyre. Ka njerëz që kanë ngrënë bukë e kanë ngrënë jo keq pikërisht me këtë, me bërjen e politikave të rampave e gjërave shumë më të mëdha për t’iu ardhur në ndihmë njerëzve që janë futur në fjalorët politikë me emërtimin ‘persona me aftësi të kufizuara’.

Më vjen keq, Agustin, por nuk mundem me mendje as të të ngushëlloj. Rasti i shoferit të autobusit, të cilit i shkoi ndër mend se ti, një djalë rreth 10 vjeç në mos gaboj, mashtroje duke përdorur një karrige me rrota e që as nuk iu drodh qerpiku kur i tregove dokumentin e invaliditetit, më bën të ndihem ndoshta edhe më keq se ty. Me zhvillimin e frikshëm të shkencës dhe teknologjisë, ndoshta ti dikur do mund edhe të ecësh, Agustin, mund të kesh proteza gati-gati si këmbët e tua, por unëkam shumë pak shpresë se në të tjerët, ne pa karrige me rrota, do mund të mbushin boshllëkun e madh që po na rritet çdo ditë në shpirt! Indiferenca jonë dritëshkurtër po na shkakton kufizime që nuk ka rampa t’i bëjnë derman! Nën presionin e përditshëm të maskarallëkut, krimit e korruptimit, ne po lëmë të na tronditet fort edhe ai pak njerzillëk që nga halli apo fati e kishim me tepri deri para ca vjetësh. Ne po vdesim në shpirt pak nga pak çdo ditë. Kufizim të tillë nuk ka politikë që ta shpëtojë. Do Zoti, ti vazhdon të jesh po kaq i mprehtë dhe i fortë, zemër! Pa ne të tjerët, do Zoti e na jep sy të shohim përtej bukës së përditshme./Dritare.net

LEXO DHE :  Tifozët thërrasin në kor “Rama ik”, në stadium

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

1 Koment

  1. Pershendetje!
    Se pari ju falenderoj per kete artikull frymezues dhe supportues ne te njejten kohe!
    Fatkeqesisht, njerezit, pervec kufizimeve fizike qe mund te kene, kan filluar te kene edhe kufizime ‘shpirterore’ qe vertete nuk kane derman!

    Tanime, vazhdoj studimet ne Fakultetin e Shkencave Sociale, ne degen e Shkencave Politike. Jam ne bachelor viti i dyte.
    Vazhdoj i forte pasi kam zbuluar se te dobetit humbasin shpejt!

    Faleminderit perseri!
    -Agustin Aramadhi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.