Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Abi Backstage, një  risi në youtube!

Abi Backstage, një  risi në youtube!
Me siguri duhet të kujtoheni për koncertin e madh në Tiranë të këngëtarit shqiptar me famë botërore Ermal Metës?

Rita Orës?

Shfaqjen e Olen Çezarit në Pallatin e Kongreseve, Inva Mulës dhe Dren Abazit?

Apo të keni dëgjuar për koncertet e shumtë të muzikës Jazz në shumë qytete të vendit.

Po  Hostel By Anabel, apo "Gjyshet Milionere"?

Emisionet e veçanta të Podcastit të Rudina Xhungës dhe Jonida Shehut?

Intervista me Saimir Pirgun, tenorin shqiptar.

Omer Kaleshin piktorin e tre atdheve, dhe historinë e mrekullueshme të Andi Hoxhaj në Londër.

E dini që pas gjithë këtyre emisioneve kaq të veçanta qëndron Abi Bank? Një ndër bankat që mbështet  zhvillimin e kulturës në vend , më shumë se kushdo tjetër, sponsorizon disa nga programet dhe koncertet më të mëdha në vend.

Së fundmi kjo bankë ka ndërmarrë një projekt shumë të veçantë, të krijojë vetë një program, Abi Backstage. Të pathënat e shumë personazheve zbulohen vetëm në prapaskenat e sheshit të xhirimeve nga Abi Backstage.

Kush nuk është kurioz të dijë pak më shumë se çfarë bën një këngëtar para se të performojë mes qindra e mijërave fansave?

Se sa të thjeshtë apo vështirë e ka pasur, që sot të jetë në top të listës së këngëtarëve?

Të përmbledhura në një video shkurt, çelësin e suksesit të tyre, pengesat e arritjet, na i tregon Abi Backstage.

Pionierët të cilët hapën këtë nismë, ishin anëtarët e grupit Ritfolk, Altin Goci dhe Saimir Braho.

Në kanalin e youtube të Abi Backstage, mund të shikoni intervistën e tyre, që dallon nga të gjitha llojet e tjera të intervistave të zakonshme. Duke u  kthyer shumë pas në kohë, anëtarët e Ritfolk, tregojnë se si janë bërë bashkë krejt rastësisht.

Pas më shumë se 20 vjetësh mungesë në skenë, Abi Bank, mundësoi rikthimin e tyre në një koncert për të gjithë fansat e muzikës së viteve '90.

Por Abi Bank mendon edhe për të rinjtë. Capital T, ishte personazhi i dytë i projektit Abi Backstage.

Në një intervistë ekskluzive, para se të niste koncerti i madh në sheshin Nënë Tereza, ai tregoi më shumë për familjen, fillimet në muzikë dhe projektet e ardhshme.

Në një mënyre kaq të natyrshme, teksa skena nis e merr formë për shfaqjen, këngëtari zbuloi se rruga për të mbërritur deri këtu, nuk ka qenë fort e lehtë për të.

Një risi në YouTube, ne po presim me padurim personazhin e radhës, që do jë jetë pjesë e Abi Backstage./L.F/Dritare.net