Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A sjell stresi depresion? Ja çfarë thotë shkenca!

A sjell stresi depresion? Ja çfarë thotë shkenca!
Në një moment ju merrni aq shumë përgjegjësi mbi veten, dhe bashkë më përgjegjësit, ju vini mbi shpatulla dhe stresin.

Por, e dini që mes stresit dhe depresionit ka një lidhje, që ju dëmton juve?

Epo, shkencëtarët dhe hulumtuesit e kanë vërtetuar këtë gjë.

Ekzistojnë disa lloje depresionesh, dhe simptomat janë të ndryshme. Pra një gjendje të rënduar emocionale nuk mund të quajmë thjesht “depresion”. Simptomat përfshijnë trishtim, humbje interesi në aktivitete që dikur ju gëzonin, pagjumësi, vështirësi përqendrimi, humbni shpresat, lodhje, dhe mendime vetëvrasëse.

Në një studim të bërë nga shkencëtarët “Stresi dhe Depresioni”, hulumtuesit thanë se stresi është një shkaktar i depresionit. Shpesh ata e quajnë si “depresion i stresit”, si kategori më vete.

Stresi, depresioni dhe truri

Harvard Health Publishing zbuloi se hippocampusi (pjesa e trurit e përgjegjshme për emocionet) është më e vogël te njerëzit me depresion. Strsi është një kontribuues që pengon rritjen e neuroneve të reja në hippocampus.

Ndryshimet hormonale

Në bazë të studimit “Mund të shkaktojë stresi, depresion?”, është provuar se stresi e shkakton depresionin, për shkak të ndryshimit të prodhimit hormonal. Trupi nuk prodhon normalisht hormone të cilat rregullojnë humorin, gjumin dhe kujtesën, etj.

Ndikimi në sjellje

Ndërsa shkenca po provon se stresi ndikon në depresion, ju duhet të dini që stresi ndikon edhe në sjellje.

Stresi i bën njerëzit të ndërmarrin veprim që s’i kanë ndërmarrë më parë. Për shembull, për shkak të stresit, njerëzit fillojnë të pinë alkool apo duhan.

Kjo ul disponimin tuaj, rrit pagjumësinë, etj. Pra, sjell simptoma të ngjashme me depresionin.

Mjekët gjithashtu kanë zbuluar se pacientët që vuajnë nga depresioni, sepse mund ta kenë të trashëguar gjenetikisht sëmundjen mendore. Nëse vuani nga stresi nuk do të thotë se keni probleme mendore. Megjithatë, është e rëndësishme të menaxhoni stresin në mënyrë të shëndetshme, që të mos bini pre e depresionit./E.B-dritare.net