
A po nis Pranvera e dytë Arabe në Lindje? Protesta masive në Irak e Liban kundër korrupsionit
Dritare.net

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad dhe në disa qytete të jug të vendit, ka pasur demostrata të dhunshme që kanë lënë 150 të vdekur deri më tani, sipas komisionit të vendit për të drejtat e njeriut.
Protestat kanë arritur kulmin këtë të premte, ndërsa kanë shpërthyer si rezultat i zemërimit të përhapur ndaj korrupsionit zyrtar, papunësisë në masë dhe dështimit të shërbimeve publike.
Nga ana tjetër në Liban, në kryeqytetin Bejrut protestat janë po kaq agresive, ndërsa nisën për një tarifë të shtuar për çdo thirrje nga WhatsApp, dhe tanimë janë kthyer në protesta anti-qeveritare.
Protestuesit po kërkojnë rrëzimin e pakompromistë të qeverisë, për shkak të korrupsionit dhe papunësisë në masë.
Çfarë ishte Pranvera Arabe?
Pranvera Arabe nisi në vitin 2011, në Algjeri me protesta masive për rrëzimin e regjimit atje, ndërsa u shpërnda në Tunizi, Libi, Jemen, Egjipt, e Siri.
Protestat përfunduan me rrëzimin e shumë qeverive, ndërsa pas këtyre protestave regjime të tjera u instaluan në vendet arabe, ndërsa edhe sot, pyetja që ngrihet është nëse Pranvera Arabe kishte një rezultat konkret, apo Lindjen e Mesme e zhyti në një dimër të gjatë e të egër?/ I.M-Dritare.net

















