

Në përputhje me atë që thuhet në to dhe me traditën e kishës, prifti Mathlan nga Vithlehemi kishte tri vajza, Marian, Sovin dhe Anën. Maria, pasi u martua në Vithlehem lindi Elizabetën, nënën e Joan Pagëzorit. Ndërsa Ana u martua me Joakimin nga Galilea. Pas shumë vitesh dhe lutjesh të shumta ata lindën Virgjëreshën Mari të cilën ia dedikuan Perëndisë.
Shën Anën e nderonin që në kohët e vjetra. Del ky konkluzion nga etër të kishës së vjetër, por edhe nga himnet e vjetra kishtare që ekzistojnë për nderim të nënës së Hyjlindëses. Në vitin 550 perandori Justinian ndërtoi një kishë në nderim të shën Anës. Në daten 9, njerezit luten dhe kërkojnë ndërmjetesine e shën Anës tek Perëndia./dritare.net

















