Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

8 efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët 

8 efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët 

Ne jemi gati të përdorim antibiotikët për çfarë do lloj problemi shëndetësor që mund të kemi, pa menduar se këto ilaçe mund të na japin efekte anësore. Efekti më i njohur që japin antibiotikët është diarrea.  Të paktën 20% e njerëzve që kanë përdorur antibiotikët kanë pasur efekte anësore.

Prandaj dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët. Por duhet të dini se njerëz të ndryshëm kanë efekte anësore të ndryshme pas përdorimit të antibiotikët.

Infeksionet

Përdorimi i antibiotikëve mund të shkaktojë infeksione, në gojë, në lëkurë ose edhe nën thonjë. Mos humbisni kohë duke menduar se gjithçka do të kalojë vetë, por merrni sa më parë ilaçe kundër infeksionit.

 Ngjyra e dhëmbëve

Konsumi i tretaciklinës nga një nënë shtatzënë mund të sjell një ngjyrë te dhëmbët e  fëmijës, dhe ka shans që fëmija të ketë probleme me smaltin e dhëmbëve.

Konsultoheni me mjekun tuaj, se cilat janë ilaçet e padëmshme që duhet të konsumoni  gjatë  shtatzënisë.

Ethet

Ethet në fakt nuk shkaktohen vetëm nga antibiotikët, por janë disa faktorë që ndikojnë. Pra siç e thamë dhe më parë janë edhe antibiotikët ato që shkaktojnë ethet por ka disa lloje, dhe ato antibiotikë që shkaktojnë ethet janë, β-lactam, cephalexin, minocycline, dhe sulfonamide.

Për të shmangur ethet si fillim mbani larg këto antibiotikë si dhe konsultohuni me mjekun.

 Reaksion alergjik

Një nga reagimet më të rrezikshme të antibiotikut është reaksioni alergjik. Në këtë rast, një person mund të ketë një skuqje të lëkurës, qepalla të lodhura, tharje të buzëve. Ndonjëherë në situata të tilla, një dozë adrenaline mund të shpëtojë një person.

Por ju  duhet të komunikoni me  mjekun tuaj rreth alergjive tuaja dhe të filloni të merrni antibiotikë nga një grup tjetër. Gjithashtu, kini kujdes kur filloni të merrni një ilaç të ri që nuk e keni marrë kurrë më parë.

Ndjeshmëria e diellit

Disa antibiotikë tetracycline, fluoroquinolone, dhe sulfone mund të kenë një ndikim në atë se sa e ndjeshme është lëkura juaj ndaj rrezeve ultravjollcë.

Të njëjtat antibiotikë mund të shkaktojnë skuqje edhe nëse një person ka kaluar vetëm 15 minuta nën rrezet e diellit.

Ajo që ju duhet të bëni  është  që të mos ekspozoheni në rrezet e diellit nga ora 10 deri në orën 14.

Problemet e zemrës

Nuk ndodh shpesh, por antibiotikët mund të shkaktojnë probleme me zemrën. Ata zakonisht shkaktojnë presion të ulët të gjakut. Nëse merrni shumë shpesh antibiotikë me shumë mundësi mund të prekeni nga ky problem. Prandaj dritare.net ju sugjeron të konsultoheni me mjekun që të ndryshoni antibiotikët.

Dhimbje koke dhe marramendje

Dhimbja e kokës dhe marramendja  janë gjithashtu efekte anësore shumë popullore që njerëzit kanë kur marrin antibiotikë. Por zakonisht, ata zhduken pasi të ndaloni konsumin e këtyre ilaçeve.

Shtatzënia e padëshiruar

Nëse jeni duke përdorur pilula të kontrollit të lindjes, efekti i pilulave të kontrollit të lindjes mund të ulet. Si rezultat, shanset për të pasur një shtatzëni të padëshiruar janë rritur. Antibiotikë të tjerë nuk ndikojnë shumë në efektin e pilulave të kontrollit të lindjes.

Por nëse keni marrë antibiotikë dhe keni vërejtur se keni ndonjë nga këto efekte anësore, mos bëni asgjë me mendjen tuaj  dhe mos e lini pas dore  këtë problem me shëndetin tuaj. Takoni sa më parë një specialist të kësaj fushe./A.C/dritare.net