

E ndarë në disa tema shpaloset historia e pasur e shtëpisë së famshme të modës, ku theksi kryesor janë arritjet e rëndësishme stilistëve të cilët kanë vënë në jetë stilin dhe finesën e Christian Dior, pas vdekjes së tij në vitin 1957. Yves Saint Laurent, Marc Bohan, Gianfranco Ferré, John Galliano, Raf Simons dhe aktualisht, femra e parë, Maria Grazia Chiuri janë 6 dizenjuesit që kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë në jetë një nga firmat më klas të modës.
Përveç këtyre, më shumë se 100 imazhe do të jenë pjesë e këtij libri së bashku me narrativën e shkrimtares së modës Lydia Kamitsis dhe kuratorët Katie Somerville dhe Danielle Whitfield. Ata do të na japin një vështrim të brendshëm duke na treguar se çfarë e ka bërë dhe mbajtur kaq të nderuar emrin e kësaj shtëpie mode./d.r-dritare.net

















