Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

60 euro për një dezinfektues duarsh/ Çmimet shumëfishohen për shkak të koronavirus  

60 euro për një dezinfektues duarsh/ Çmimet shumëfishohen
Tregtia është tregti, edhe kur vjen puna te një situatë e sillë, në të  cilën ndodhet tani bota, përballë koronavirus. Së fundmi, ajo që vihet re është rritje e çmimeve të disa produkteve disa herë, nga çmimi fillestar.

60 € për një shishe 500 m, një lloj xheli higjienizues për duart në rrjetin e blerjeve online E-bay. Jo, nuk është shaka, por çmimi aktual për të blerë një produkt dezinfektues që më parë nuk kushtonte as 5 euro.

Ky çmim, erdhi si pasojë edhe e  panikut te italianët, të cilët po  kërkojnë zgjidhje të të gjitha llojeve. nurmi i blerjeve të fundit, nga klientët në internet është 47 produkte të shitura. Kjo do të thotë, më shumë se 2800 euro të ardhura duke shitur pak më pak se 50 shishe.

Coronavirus vazhdon të jetë tema kryesore e diskutimimeve javët e fundit. Epidemia e tmerrshme që filloi në Wuhan, Kinë, është përhapur në të gjithë botën dhe numri i të infektuarve vazhdon të rritet. Në Itali, shifrat e të prekurve janë rritur ndjeshëm./L.F-dritare.net