Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

5 vjet në depresion, Selena Gomez: Komentet negative, lëndojnë ndjenjat

5 vjet në depresion, Selena Gomez: Komentet negative, lëndojnë
Për 5 vjet, këngëtarja, Selena Gomez ka vuajtur dhe luftuar me depresionin. Për këtë, kohët e fundit, Selena vendosi të heqë dorë nga rrjetet sociale, megjithëse është përdoruesja femër me më shumë ndjekësa, në Instagram.

Image result for selena gomez talks about depression, before leave social media

Në një video live, Selena ka ndarë me ndjekësit disa kujtime, nga periudha kur ishte në depresion.

Ajo shprehet:

Depresioni ishte pjesë e jetës sime për 5 vite. Mendoj se para se të mbushja 26vjeç, ishte një periudhë e çuditshme e jetës sime, ku mendoj se isha një ‘autopilot’ për rreth pesë vite. Thjesht duke ecur përmes kësaj dhe duke zbuluar se kush jam, duke bërë më të mirën e mundshme, me ngadalë, por me siguri arrita këtu ku jam sot. Çdo herë që përpiqesha të bëja diçka të drejtë, çdo herë që përpiqesha të bëja diçka të mirë, ndihesha sikur njerëzit po më mënjanonin, duke më krijuar frikën se çfarë njerëzit do të thoshin.”

Ndërkohë, Selena dërgon një mesazh për fansat e saj ku thotë:

”Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak. Vetëm mos harroni, komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e dikujt.”/K.C/dritare.net