5 mënyra të thjeshta si të rrisni vetëbësimin tuaj
Dritare.net
- Qëndrimi i drejtë

Është provuar me shkencë, qëndrimi i drejtë rrit vetëbesimin. Shkoni para pasqyrës, mbni një qëndrim, dhe shikoni si dukeni dhe çfarë përshtypje mund të lini. Është koha që të ndryshoni, dhe sinqerisht rezultatet do të jenë mahnitëse. Vetëbesimi do rritet shumë shpejt.
2. Buzëqeshni

Buzëqeshja nuk është se te ju ndikon shumë, por të tjerët që ju shohin duke buzëqeshur krijojnë përshtypjen se ju jeni një njeri pozitiv dhe i zoti. Është pikërisht ky mendim i njerëzve, që do ju bëjë ju të besoni në veten tuaj. Prandaj buzqëshni.
3. Stërvituni

Sa më të vjetër bëhen njerëzit, aq më pak stërviten. Megjithatë, kurrë mos harroni se stërvitja është një mënyrë e mirë që rrit vetëbesimin. Pasi ta bëni pjesë të jetës tuaj, do ndiheni më të plotësuar dhe do besoni te vetja juaj që keni arritur të bëni gjëra, të cilat s’i kishit menduar se mund t’i bënit.
4. Mësoni gjëra të reja

Të mësosh një gjë të re, apo të mësosh të bësh diçka që më parë nuk e dije, e rrit më mirë se çdo gjë vetëbesimin. Pra, nëse keni dashur të mësoni diçka, mësojeni sepse do keni përfitime. Mësimii aftësve dhe praktikave të reja, do përmirësojë jetën tuaj dhe do rrisë vetëbesimin tuaj.
5. Afirmohuni

Shumë njerëz janë skeptikë rreth afirmimeve, por kjo është vetëm për shkak se ata nuk e dinë mënyrën e duhur si të bëhen pjesë e tyre. Pyeteni veten nëse e doni vërtet atë që mendoni se doni. Pra, afirmoni gjërat, duke marrë parasysh pse po i bëni. Kjo do të nxisë besimin tuaj në vetvete, dhe do ju ndihmojë edhe në momente të vështira. Vetëvlerësimi është shumë i rëndësishëm./E.B-dritare.net