46 vjet më parë Michael Caine pa një vajzë në reklamë, e gjeti dhe u martua. Ja si Shakira i shpëtoi jetën!
Dritare.net
Ai mendon se suksesin e tij, ia ka borxh një gruaje që takoi dhe i stabilizoi jetën. Pra, për 46 vjet, Shakira Baksh ka qenë gruaja dhe partnerja e tij. Historia sesi ata u takuan është më mbresëlënëse, se karriera e Michael Caine.
Dritare.net u mrekullua nga historia e dashurisë së këtij aktori britanik dhe vendosi ta ndajë atë me ju.
Kush është Shakira Baksh?
Shakira Baksh është nga Guajana. Në moshën 16-vjeçare, ajo la shkollën dhe filloi të punojë si sekretare në një kompani amerikane. Si rezultat i protestave antiamerikane, zyra u shkatërrua. Madje ajo ka një shenjë në fytyrë nga tubimet e dhunshme të asaj kohe.
Jeta në atdhe ishte e vështirë për Shakirën, kështu ajo mori vendimin të largohej. Pjesëmarrja në një konkurs bukurie ia dha asaj këtë mundësi. Kur ajo fitoi titullin "Miss Guyana", ajo garoi në konkursin "Miss World" në vitin 1967, ku fitoi vendin e tretë.
Pjesëmarrja në "Miss World" ishte fillimi i karrierës së saj ndërkombëtare si modele dhe i dha mundësinë për të qëndruar në Londër. Si rezultat, ajo u shfaq në reklamën, ku Michael Caine e pa për herë të parë.
Jeta e Michael Caine para se të takohej me Shakirën!
10 vjetët e para të karrierës së Michael Caine ishin të vështira dhe siç tha ai vetë, ishin më shumë purgator, sesa parajsë. Gjatë asaj periudhe, ai u takua me gruan e tij të parë, aktoren Patricia Haines.
Michael tregon se kaloi shumë gjëra të këqija që po i shkatërronin shpirtin. Më parë ai lante enët në një restorant, punoi në lavanderi edhe ishte asistent i një hidrauliku.
Ai mori role të vogla në filma. Ai mendoi se Patricia ishte më e talentuar dhe sipas tij ajo kishte më shumë shanse të bëhej e suksesshme në industrinë e filmit.
7 vjet më vonë, ata u divorcuan. Sipas Michael, ai ishte shumë i ri dhe i papjekur për t'u marrë me varfërinë dhe dështimet personale e profesionale. 2 vjet më vonë, ai vazhdoi të bënte filma dhe luajti rolin e një togeri aristokrat në Zulus, i cili përfundimisht e bëri atë të famshëm. Dhe nëntë vjet pas divorcit të tij në 1971, Michael takoi gruan me të cilën do të kalonte pjesën më të madhe të jetës së tij.
Michael e përshkroi mbrëmjen kur ai e pa për herë të parë bashkëshorten e ardhshme në autobiografinë e tij. Ai dhe shoku i tij, Paul ishin duke parë një shfaqje në televizion. Kur panë një reklamë për Maxwell House, një vajzë i tërhoqi vëmendjen Michael-it. Ishte Shakira, shkruan dritare.net
Në sfond u shfaq një vajzë që vallëzonte dhe nuk mund t’i hiqte sytë prej saj. Aktori shprehet: "Zemra ime filloi të rrihte fort dhe duart më djersinin."
Kur fytyra e saj u shfaq më afër, Michael u ul në gjunjë para televizionit, në mënyrë që ta shihte më mirë.
I hutuar, Paul pyeti: "Çfarë po ndodh me ty?" Michael tha: "Kjo vajzë është e mahnitshme."
Paul tha: “E di. Dhe çfarë?"
Në atë moment aktori tha: "Unë dua ta takoj atë."
Kur Paul tha që Shakira jetonte në Brazil, Michael e pyeti nëse ai do të udhëtonte me të për ta parë. Paul iu përgjigj:"Je i çmendur!" Por Michael ia doli ta bindte shokun e tij, shkruan dritare.net
Michael planifikoi të telefononte zyrën e Maxwell House për ta pyetur se kush e bëri reklamën për ta. Por ai nuk mundi të qetësohej dhe shkuan në bar. Kur Michael po largohej një djalë që e njihte shkoi tek ai dhe aktori i tha se kishte rënë në dashuri.
Kur u pyet se kush ishte vajza, Michael tha: "Vajza që pashë sonte në TV." Doli që ky djalë nga bari, punonte për kompaninë që xhiroi reklamën. Kjo ishte një shenjë e fatit të madh.
Michael tha se do të shkonte në Brazil për të kërkuar vajzën, djemtë filluan të qeshnin. Doli se modelja nuk ishte nga Brazili, por përkundrazi, ajo ishte nga Guajana Britanike (sot, është Guajana në Amerikën e Jugut), por ajo jetonte dhe punonte Londër.
Michael e telefonoi gruan e tij të ardhshme 11 herë, por ajo i përgjigjej me "jo", derisa më në fund ra dakord që ta takonte.
"Mua m'u deshën 8 minuta që të bie në dashuri me të dhe asaj iu deshën 2 orë që të binte në dashuri me mua.",- thotë aktori.
Shakira thotë se, Micahel doli krejt ndryshe nga çfarë ajo e priste. Ai i dukej asaj shumë agresiv në filma, por në jetën reale ishte simpatik dhe shumë i butë, pra personi me të cilin ajo donte të kalonte gjithë jetën e saj.
Në fillimet e tyre, Michael pinte një shishe vodka dhe disa paketa cigaresh në ditë. Sipas aktorit, ai do ta kishte çuar veten në vdekje, po të mos ishte për Shakirën. "Ajo nuk më kërkoi që të hiqja dorë nga pirja, unë thjesht doja të isha esëll me të.",- thotë aktori. Nga atëherë ai pi verë vetëm gjatë darkës. 2 vjet pasi u takuan, ata u martuan dhe në 1973, u bënë me vajzë, Natashën.
Shakira ishte personi që e bënte Michael-in të kthehej në shtëpi sa më shpejt.
"Dua vetëm të shkoj në shtëpi, pavarësisht se ku jam, qoftë kjo edhe suita e hotelit më të shtrenjtë në botë, më pëlqen të kthehem në shtëpi.",- thotë aktori.
Michael Caine fitoi disa çmime. Fitoi titullin 'Knight'. Shakira bëri filma dhe seriale televizive, por në një moment, ajo e la karrierën për të udhëtuar me burrin e saj kur i duhej të punonte.
Për Michael-in, kjo i pengoi të shkëputeshin dhe i ndihmoi ata të mbajnë familjen e tyre bashkë. Pavarësisht moshës së tij, karriera e Michael-it ende lulëzon.
Shakira Baksh dhe Michael Caine janë bashkë prej 46 vjetësh. Kur u takuan me njëri-tjetrin, askush nuk e besonte se do të ndërtonin një familje kaq të bukur. Shokët e Caine menduan se ai ishte i çmendur sepse pa një vajzë tërheqëse në një reklamë.
Kjo foto është realizuar në vitin 2019. Shakira është 72 vjeçe dhe Michael është 86. Ky çift duket po aq mahnitës, sa vite më parë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net