
3 shqiptarë përplasen nga makina, humb jetën njëri prej tyre, në Napoli
E Mërkurë 3 Tetor 2018, 11:11
Dritare.net

Ka mbetur i vdekur 26-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
3 shqiptarët janë marrë përpara nga makina, teksa po shkonin në punë. I riu që drejtonte makinën ndaloi, jo për t’u dhënë ndihmë, por për të rregulluar gomën e makinës, që ishte dëmtuar nga përplasja.
Policia mundi ta gjurmojë autorin dhe e vuri në pranga. Dy shqiptarët e plagosur ndodhen ende në spital.K.C/dritare.net

















