
11 vjet pa Dritan Hoxhën/ Sara tregon gjestin prekës që ka bërë për të atin, në ditën e dasmës
E Enjte 23 Maj 2019, 13:01
Dritare.net

"Për 11 vjetët e fundit, kemi pasur gjithmonë karrige bosh në mënyrë që të të kemi prezent. Dhe sërish, asnjë nga këto s’është e nevojshme. Ti je në mendjen time që në mëngjes kur shoh djalin, sa herë flas me vëllanë dhe motrat, dhe sa herë shoh mamin që shpreson që ti të ishe mes nesh për të na rrëfyer rrugën. 11 vjet më parë më theve zemrën dhe vetëm tani që jam prind vetë po mësoj t’i ngjis pjesët e thyera. Jam e sigurt për një gjë, ti ma dërgove Londonin që ta shihja jetën më pozitivisht. Të gjithë fëmijët që e kanë humbur një prind e dinë se dhembja nuk largohet asnjëherë, gjithsesi, ti mësohesh ta përballosh dhe të jetosh me kujtime.",- shkruan Sara në Instagram./K.C/dritare.net

















