

Gazetarja e “Zërit të Amerikës” e pyeti Bashën se përse një parti opozitare ka kontratë me një firmë lobuese në SHBA, si “Podesta” e cila është ndër më të shtrenjtat, në një kohë që opozita shqiptare i ka dyert e hapura në “kontinentin e ri”.
Përgjigja e Bashës ishte befasuese. Ai tha se kompania lobuese në fjalë, që i ka marrë shtetit shqiptar 720 mijë dollarë për lobim në vitin 2013, lobon për opozitën falas.
“Kompania në fjalë ka mbështetur edhe më parë Shqipërinë dhe vazhdon të mbështesë ato që e bëjnë më të mirë vendin tonë. Fondet për pagimin e saj janë zero.
Firma ka marrë një angazhim për standardet demokratike, zgjedhore dhe për dekriminalizimin pa faturë financiarë. Është një angazhim për çështje parimore”, tha Basha.

















