Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

10 këshilla të thjeshta, që lidhja juaj të zgjasë përgjithmonë

10 këshilla të thjeshta, që lidhja juaj të zgjasë
“Bashkë përgjithmonë” është premtimi që çdo çift i jep njëri-tjetrit kur janë në një lidhje dashurie. Por shpesh herë ndodh që marrëdhënie e tyre të mos zgjasë përgjithmonë. Ajo çfarë do ju mësojë sot dritare.net, është sesi të mbani një lidhje afatgjate, e cila do të zgjasë përgjithmonë.

Marrëdhëniet kanë angazhime, sakrifica, kompromise dhe dashuri. Por ndiqni këto këshilla të dritare.net  dhe lidhja juaj do jetë edhe më e fortë me vitet.

Credit: Freepik

1. Shkoni në shtrat bashkë

Kjo nuk do të thotë të kryeni marrëdhënie seksuale çdo natë, por një përqafim para gjumit është një mënyrë e mirë për të forcuar lidhjen.

2. Gjeni pasionet e përbashkëta

Nëse ty të pëlqen piano, atëherë përpiqu të gjesh një partner që i pëlqen muzika, ose instrumente të tjerë muzikorë. Kjo sepse interesat e përbashkëta, forcojnë lidhjet.

Credit: Freepik

3. Qëndroni dorë për dore

Mbajtja e duarve bashkë, do ju bëjë të ndiheni më të lumtur dhe më të dashur.

4. Gjithmonë besoni dhe falni njëri-tjetrin

Falja dhe besimi janë thelbësore në marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjata.

Credit: Freepik

5. Përqendrohu në gjëra pozitive

të gjithë bëjmë gabime, dhe asnjëherë nuk ka lidhje të përsosura. Mundohuni të fokusoheni në gjëra pozitive dhe mos e mbani mendjen te gabimet.

6. Përqafohuni më shpesh

Përqafojeni njëri-tjetrin shpesh, sepse është një mënyrë e të shprehurit atë që ndjeni. Mbani mend se ka disa gjëra që nuk mund t’i thoni dot me fjalë.

Credit: Freepik

7. Mos harroni t’i thoni fjalë të bukura njëri-tjetrit

Duke thënë frazat “Të dua”, “Më ke munguar”, “Kalofsh bukur sot”, do ju ndihmojë të ndiheni më të lumtur dhe do e bëjë lidhjen tuaj më të fortë.

8. Gjithmonë thoni natën e mirë

Kurrë mos shkoni në gjumë, pa i thënë natën e mirë partnerit. Ky gjest tregon, se pavarësisht sa të mërzitur jeni me njëri-tjetrin, ju ende doni të mirën e marrëdhënies tuaj.

9. Qëndroni në kontakt gjatë gjithë ditës

Për të pasur një lidhje të fortë, është e rëndësishme që të keni kontakt gjatë gjithë ditës. me takime, telefonata, mesazhe etj. Kjo tregon se ju jeni gjithmonë i përkrahur dhe përkrahës.

10. Dilni bashkë në publik

Mos kini frikë t’i tregoni botës ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin. Jini gjithmonë krenarë për lidhjen tuaj./E.B-dritare.net

Credit: Freepik