1 mln euro nga grabitjet, kapet "drakula" shqiptar dhe shokët e tij
E Enjte 15 Mars 2018, 17:05
Dritare.net

Grabitjet ishin bërë kryesisht në Piacenza, por edhe në Bergamo dhe Brescia, nëpër banesa, bare dhe restorante.
Megjithatë dyshohet se numri i grabitjeve është më i lartë.
All - Paragraf - 4
Banda me pjesën më të madhe shqiptarë planifikonin çdo hollësi, duke i inspektuar paraprakisht dhe më pas grabisnin objektivin e përcaktuar qartë.

Përgjithësisht grabiteshin banesat që mbanin kasafortat e hapura ku gjendeshin sende të çmuara, para të gatshme, veshje të shtrenjta, materiale elektronike, vepra arti, të cilat brenda disa orëve dërgoheshin në Milano ku grupi kishte kontakte për t'i shitur./d.m-dritare.net
Desktop - ArticleEnd - 1