Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping, ka lajmëruar për situatën e rëndë në Kinë si pasojë e virusit kinez. Deri më tani në të gjithë botën, janë infektuar 1400 persona, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 41. 50 milionë njerëz në Kinë 'janë ngujuar', për shkak të frikës së virusit. Ndërkohë kjo ngjarje ka tronditur edhe besimin e qytetarëve te qeveria kineze. Zyrtarët kanë njoftuar se po përpiqen të frenojnë përhapjen e virusit i cili ka mbërritur në Evropë, SHBA dhe Australi. Kina ka konfirmuar se po trajton 1372 raste, ku rreth 39 prej tyre, janë shëruar./L.F-dritare.net