Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zyrtare/ Universiteti i Tiranës më i dobëti

Zyrtare/ Universiteti i Tiranës më i dobëti
Universiteti i Tiranës është tanimë zyrtarisht universiteti më i dobët, me vetëm 1 vit akreditim nga 6, që është maksimalja, pra me vetëm rreth 15% të standardeve të plotësuara.

Siaps Agjensisë britanike të akreditimit (Quality Assurance Agency), 12 Universitetet publike janë më mangësi të mëdha, standarde të paplota dhe e gjithë panorama e universiteteve shtetërore është ashtu siç përflitej, shumë larg standardit maksimal, standardit ligjor shqiptar, i cili i referohet standardeve ligjore europiane.

I 12-i është renditur Universiteti i Tiranës me 1 vit akreditim, i 11-i Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës me dy vite akreditim nga gjashtë, pastaj vijnë Universiteti Politeknik, universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Universiteti i Sporteve, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë, universiteti “Eqerem Cabej” në Gjirokastër, me gjysmën e kritereve me 3 vite nga 6 vite akreditim, ose përafërsisht me 50% të standardeve.

Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës dhe Universiteti i Arteve, me përafërsisht 70% të standardeve, hyjnë në grupin tjetër më cilësor.

Ndërsa, në grupin e parë hyjnë Universiteti “Fan Noli” i Korcës, që kanë arritur rreth 80% të standardeve, kanë marrë akreditimin 5 vite nga 6 vite, që është totali.

Nga ana tjetër, universitetet private kanë një paraqitje mjaft të mirë, duke marrë secili 5-6 vite akreditim./I.M-Dritare.net

Emërtimi i Institucionit të Arsimit të LartëOrganizimi i InstitucionitLloji i InstitucionitKohezgjatja
Universiteti i Mjekësisë, TiranëPublikVendim BA Nr. 69, datë 21.09.20175 vite
Universiteti Fan S. Noli, KorçëPublikVendim BA Nr. 65, datë 21.09.20175 vite
Universiteti i ArtevePublikVendim BA Nr. 68, datë 21.09.20174 vite
Universiteti “Aleksandër Moisiu”, DurrësPublikVendim BA Nr. 10, datë 07.04.20174 vite
Universiteti Bujqësor i TiranësPublikVendim BA Nr. 11, datë 07.04.20174 vite
Universiteti “Eqrem Çabej”, GjirokastërPublikVendim BA Nr. 67, datë 21.09.20173 vite
Universiteti “Ismail Qemali”, VlorëPublikVendim 71 Nr. 63, datë 21.09.20173 vite
Universiteti i Sporteve të TiranësPublikVendim BA Nr. 64, datë 21.09.20173 vite
Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” PublikVendim BA Nr. 8, datë 07.04.20173 vite
Universiteti Politeknik i TiranësPublikVendim BA Nr. 13, datë 07.04.20173 vite
Universiteti “Luigj Gurakuqi”, ShkodërPublikVendim BA Nr. 70, datë 21.09.20172 vite
Universiteti I TiranesPublikVendim BA Nr. 62, datë 21.09.20171 vit
Emërtimi i Institucionit të Arsimit të LartëOrganizimi i InstitucionitLloji i InstitucionitKohezgjatja
Shkolla e lartë universitare, jopublike, “Universiteti “Marin Barleti””PrivatVendim BA Nr. 9, datë 07.04.20176 vite
Shkolla e Larte “Nehemia”PrivatVendim BA Nr. 63, datë 21.09.20175 vite
Kolegji Profesional i TiranësPrivatVendim BA Nr. 66, datë 21.09.20175 vite
Universiteti Europian i TiranësPrivatVendim BA Nr. 12, datë 07.04.20175