Zgjedhjet në PS, Balla: Ja kur dalin institucionet e reja!
Dritare.net
“Në të gjithë territorin e vendit po vijon procesi i zgjedhjes së delegatëve të Kongresit të PS, i cili është institucioni më i rëndësishëm i përfaqësimit të drejtpërdrejtë i anëtarëve të partisë. Prej këtij procesi, në muajt shkurt e mars do të dalin edhe institucionet e reja drejtuese të PS. Pas Kongresit do të zgjidhet Asambleja e re Kombëtare dhe Kryesia e re e PS”- ka thene Balla.
Janë gjithsej 1500 kandidatë të cilët garojnë për 706 vende në të gjithë territorin, ndërkohë qe votimi kryhet në 363 qendra votimi.
Sipas Balles, për këtë proces janë angazhuar më shumë se 1100 komisionerë në 60 bashki të vendit.
“Për Partinë Socialiste, ky është një process tepër i rëndësishëm që ka të bëjë, jo vetëm me forcimin e strukturës organizative të vetën, është një shenjë domethënëse e funksionimit të demokracisë vertikale, brenda PS-së, sepse janë anëtarët e PS, më shumë se 103 467 anëtarë, të thirrur për të votuar”- theksoi ai./ I.M-Dritare.net