
Zgjedhjet në Britani të Madhe/ Exit poll-et nxjerrin fituese partinë e Boris Johnson
E Enjte 12 Dhjetor 2019, 23:11
Dritare.net

Sipas sondazheve të fundit të realizuara nga qendrat e votimit në Mbretërinë e Bashkuar, Tories do të marrë 368 deputetë, 50 më shumë sesa në zgjedhjet e 2017-ës kur të llogariten të gjitha rezultatet, shkruan dritare.net.
Labour do të marrë 191, Lib Dems 13, Brexit asnjë dhe SNP 55. Partia e Gjelbër do të ketë ende një deputet dhe Plaid Cymru do të humbasë një vend nga tre, sugjeron sondazhi.
Rezultatet e para të zgjedhjeve të përgjithshme do të vijnë para mesnatës, por rezultati final do të bëhet i ditur mesditën e së premtes./K.C/dritare.net

















