Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Stuhi dhe përmbytje në veri të Italisë

Stuhi dhe përmbytje në veri të Italisë

Italia po përballet me mot ekstrem në pjesën veriore të vendit, ku reshje të dendura, stuhi të forta, breshër dhe erëra të fuqishme kanë shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe vonesa në transport.

Në Bergamo, një stuhi e fortë ka detyruar disa fluturime të devijohen nga aeroporti "Orio al Serio" drejt qyteteve si Bologna, Malpensa dhe Verona.

Stuhi dhe përmbytje në veri të Italisë

Fluturimet në nisje janë shtyrë për shkak të mungesës së avionëve në terren.
Në Milano dhe Monza e Brianza, lumi Seveso ka dalë nga shtrati, duke përmbytur rrugë, shtëpi dhe garazhe. Janë evakuuar familje, dhe është aktivizuar rezervuari i mbrojtjes për të shmangur përmbytje më të mëdha në Milano.

Stuhi dhe përmbytje në veri të Italisë

Në Como, ka përmbytje në qendër të qytetit dhe makina të bllokuara nga uji. Në qytetin Erba, një person ka mbetur i bllokuar në makinë. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në mbi 40 raste për përmbytje dhe pemë të rrëzuara.

Stuhi dhe përmbytje në veri të Italisë

Në Cantù është shembur muri i një vile dhe rrugët janë bllokuar nga mbeturina dhe degë të thyera.
Në Clusone, Bergamo ka rënë breshër intensiv, që ka bardhur rrugët dhe ka shkaktuar dëme në zona të banuara.
Në Vercelli, stuhia ka rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike, duke bllokuar rrugë dhe rrezikuar trafikun.

Temperaturat kanë qenë jashtëzakonisht të larta në ditët e fundit, por pritet një rënje e ndjeshme për shkak të një fronte të ftohtë nga Evropa Veriore.
Nga e diela (6 korrik) priten stuhi shumë të forta në veri të vendit, të shoqëruara me breshër të madh dhe rrezik për përmbytje.

Ndërkohë, pjesa tjetër e Italisë – sidomos qendra dhe jugu – do të mbeten nën ndikimin e valës së nxehtë deri në fillim të javës që vjen./L.F-dritare.net