Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

 Xhelozia që solli tragjedi, nga magjia për xhindet. Tani lufta për tre fëmijët jetimë

 Xhelozia që solli tragjedi, nga magjia për xhindet. Tani lufta
Në kuadër të fushatës globale “Jepini fund dhunës kundër vajzave e grave” emisioni “Fol me psikologen” ka sjellë në vëmendje historinë tronditëse të disa viteve më parë. Biznesmeni shkodran Sadetin Sula akuzohet se porositi vrasjen e së shoqes në prill të vitit 2016 dhe gjykata e ka shpallur fajtor duke i dhënë dënimin me burg të përjetshëm.

Rreth një muaj më parë në gjykatën e Krimeve të Rënda kanë dhënë dëshminë e tyre 3 fëmijët e çiftit Sula, për të cilët që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes kujdeset tezja. Dëshmitë e tyre janë rrëqethëse.

E lagën gjithandej shtëpinë me ujë duke thanë se po largonin xhindet. Të njëjtën gjë bënë edhe me nënën tonë, me shpjegimin se po i largonin shpirtrat e këqij dhe po e qetësonin. Aty ishte i pranishëm babai ynë dhe i akuzuari Fatjon Karmneshta. Ata i hidhnin ujë se sipas tyre kështu mund të bëhej një grua e nënshtruar”, kujtuan fëmijët.

“Mamaja na shikonte e trishtuar dhe kur e gjitha përfundoi na u lut mos t’i tregonim askujt”.

“Një natë, pasi mbylli punën në biznes, nëna u kthye në shtëpi. Por nuk ia hapen portën, as babai as gjyshi. Ka qëndruar jashtë në shi gjithë mbrëmjen duke qëlluar portën e duke u lutur ta lejonin të hynte. Por ata nuk ia hapen, madje babai ngrinte zërin e televizorit që ne mos ta dëgjonim”.

“E futën vëllain e vogël në një dhome dhe deshën t’i merrnin flokë fshehtas, por aty hyri nëna dhe u kërkoi të bënin ADN në formën e duhur”.

Pas këtyre dëshmive kanë reaguar halla dhe gjyshi i tyre të cilët të tronditur e konsiderojnë gjithë këtë një farsë dhe manipulim të fëmijëve nga tezja. Babai i biznesmenit Fadil Sula thyen heshtjen dhe akuzon tezen e fëmijëve se i ka ndarë për së gjalli prej tyre. Ja çfarë thotë ai emisionin “Fol me psikologen”:

“Z.Flutra na i rrëmbeu fëmijët që ditën e fatkeqësisë, i solli pas të shtatave të shoqëruar me polic për të marrë librat dhe teshat e tyre. Nuk mundja më, u ndodha nga njëri moment në tjetrin në shtëpi bosh pa askënd, pa nuse, pa djalin, pa nipërit e mbesën që i rrita unë sepse Sadoja e Suela i dedikonin shumë kohë aktivitetit e unë i çoja e i merrja nga shkolla, bëja me hangër. Më mungonte buzëqeshja dhe përqafimet e tyre prandaj vendosa të shkoj në shkollë. Në hyrjen e brendshme po flisja me drejtorin për të mundësuar takimin me fëmijët, kur mbërrin Flutura (tezja e tyre) me fëmijët dhe i thotë drejtorit me zë të lartë “Mos e len me i taku fëmijët!”….

Motra e vetme e biznesmenit Sula, Safete Dulaj i bashkohet akuzave  të babait të saj të moshuar duke hedhur si provë që kundërshton dëshminë e fëmijëve, foto të familjes të cilat tregojnë se ata jetonin të lumtur dhe vëllai i saj e donte bashkëshorten e ndjerë.

Ajo është e bindur se Sadetini është i pafajshëm. Pas një analize të kësaj ngjarje psikologia Ervisa Lula dhe sociologia Entela Binjaku kanë sjellë në vëmendje dhunën ndaj vajzave dhe grave, një fenomen i cili për fat të keq ende vazhdon.

https://youtu.be/NeE3tBnVRZM

GSH.AL