Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vrasja e Artan Cuku/ Policia shoqëron tetë persona, mes tyre autori

Vrasja e Artan Cuku/ Policia shoqëron tetë persona, mes tyre autori
Policia e Tiranës ka shoqëruar tetë persona, ku mes tyre dyshohet autori, lidhur me vrasjen e komisarit Artan Cuku.

Sipas autoriteteve, i dyshuari kryesor është një 24 vjeçar nga Kuçova me emrin Mikel Sh.

Hetuesit janë drejtuar tek Mikel Sh. nisur nga analiza e ADN-së që kanë përftuar nga bluza e hedhur në një kosh mbeturinash, gjetur menjëherë pas vrasjes së Cukut.

Shoqërimi i tij ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë pallatit "me shigjeta". Mikel Sh., është me precedent të mëparshme penale.