Von der Leyen: Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë tregojnë se drejtësia po funksionon
Dritare.net
Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë në Shqipëri janë provë se sistemi i drejtësisë po funksionon dhe po fuqizohet, sipas presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ajo u pyet nëse këto çështje mund të ndikojnë në rrugën e vendit drejt BE-së. Von der Leyen theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është në zemër të procesit të integrimit, duke i parë hetimet si tregues të forcimit të drejtësisë.
Pyetje: Lufta kundër korrupsionit është një nga shtyllat kryesore të integrimit në Bashkimin Europian. Aktualisht, në Shqipëri kemi zyrtarë të lartë që ndodhen nën hetim për korrupsion dhe vepra të tjera. Si e lexon BE-ja këtë: si forcim të sistemit të drejtësisë apo si një problem që mund të ndikojë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?
Von der Leyen: Shumë e qartë: lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kyçe, është në thelb, në zemër të gjithë punës sonë. Dhe kur shohim çështje të cilat po hetohen, ato janë provë që sistemi po funksionon. Në përgjigje të pyetjes suaj, unë mendoj se ajo që po shohim është fuqizimi i sistemit gjyqësor./dritare.net