Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Von der Leyen: Ëndrra ecropiane e Shqipërisë po bëhet realitet

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur turin e saj në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria, duke vlerësuar përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për integrimin europian të vendit.

Në një postim në rrjetin social X, von der Leyen u shpreh se Rama po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Ajo theksoi se përqendrimi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor për të ecur drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

"Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet. Fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, është thelbësor, duke ruajtur një dialog të fortë me shoqërinë. Objektivi është në horizont. Kështu do ta arrijmë atë" tha ajo./K.C/dritare.net